KORCE- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Sotiraq Stratobërdha si kandidat i kësaj force politike, i cili do të garojë për kreun e Bashkisë së Korçës, në 3 Nëntor.
Kandidatura e tij u propozua nga shoqëria civile dhe qytetaria korçare, ndërsa u zyrtarizua nga strukturat e Partisë Demokratike Dega Korçë dhe aleatët e saj.
Sotiraq Stratobërdha ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë legjislaturës parlamentare 1992-1996, përfaqësues i Korçës.
Stratobërdha do të garojë në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit përballë Sotiraq Filos, i cili mban aktualisht postin e nënkryetarit të Bashkisë së Korçës dhe është i përzgjedhuri i koalicionit qeveritar, PS-LSI.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com