Korçë, pranga 4 doganierëve e
shoferit, kaluan mollë kontrabandë
Katër punonjës dogane (mes tyre një grua) dhe shoferi i një furgoni janë arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke lejuar një automjet të kalonte me mall kontrabandë.
KORCE - Katër punonjës dogane
(mes tyre një grua) dhe shoferi i një furgoni janë arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke lejuar një automjet të kalonte me mall kontrabandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ku pas informacioneve të marra, në aksin Tushemisht-Pogradec u kap në flagrancë mjeti Benz- furgon, I drejtuar nga Aleksandër Male, brenda të cilit gjendej një sasi prej 6070 kg mollë, të cilat kishin hyrë nëpërmjet doganës së Tushemishtit dhe dyshohet se janë kontrabandë.
TE ARRESTUARIT1. Gentjan Bici, 43 vjec, punonjës dogane
2. Alfred Bull 48 vjec, për veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.
3. Fatjon Kodra, 47 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4. Aleksandër Male, mosha 21 vjec, shoferi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Alma Tora, 43 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua malli dhe mjeti i trasportit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39