KORÇE - Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 67 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis Sativa, ndërsa ka arrestuar dy poseduesit e saj.
Në saje të operacionit të koduar “Fidanishtja”, policia ka arrestuar shtetasit Tomorr Panxhi 35 vjeç, banues në Elbasan dhe Alket Agolli 40 vjeç, banues në fshatin Orman në Korçë.
Këta persona u kapën në aksin rrugor Pogradec-Podgorie, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku gjatë kontrollit të mjetit fugon me targa greke APM 8084, që drejtohej nga Tomorr Panxhi u gjet dhe bllokua droga, që kishte si destinacion qytetin e Korçës e më pas shtetin grek.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e trafikut të drogës, ndërkohë që ndaj dy personave ka nisur procedimi penal.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com