Korçë, sherr mes të burgosurve
plagosje me hekurin e girës

Korçë, sherr mes të burgosurve<br />plagosje me hekurin e girës
KORÇË - Një sherr mes të burgosurve ka ndodhur dje paradite në burgun e Drenovës. I burgosuri Aurel Telahi, 35 vjeç ka plagosur Olgert Mustafën, 28 vjeç.

Siç bën të ditur korrespondentja e "A1 Report", të burgosurit janë konfliktuar në ambientet e ajrimit, ku i burgosuri Telahi e ka goditur Mustafën me hekurin e girës (stërvitjes) dhe ky i fundit ka marrë goditje në kokë, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sherri ka ndodhur pas një konflikti banal, pasi Mustafa ka goditur kohë më parë Telahin dhe ky i fundit mori hak. Autori i plagosjes bashkë me një tjetër të dënuar, Ilir Salku gjenden në dhomën e izolimit.
 
Telahi është i dënuar për vrasje me 25 vite burg, ndërsa Mustafa i dënuar me 12 vite për tentativë plagosjeje.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano