Fushata e largimeve nga puna e njerëzve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që pas largimit nga qeveria dhe bashkimi në koalicion me Partinë Socialiste, ka mbërritur edhe në Korçë. Dy ditët e fundit, janë shkarkuar nga puna 17 punonjës të spitalit të Korçës, anëtarë të LSI-së, 3 ditë pas largimit nga posti i drejtorit dhe zëvendësimin e tij me Ylli Qirinxhin.
Për rrjedhojë, punonjësit e spitalit të mbështetur edhe nga përfaqësues të Lëvizjes së Gruas për Integrim në Korçë, kanë protestuar para ambjenteve të spitalit. Ata e kanë cilesuar këtë vendim politik dhe të padrejtë, ndërsa punonjësit e larguar të spitalit të Korçës, prej dy javësh nuk kanë marrë as pagat mujore, ndërsa kanë deklaruar, se çështjen do ta ndjekin në mënyrë ligjore.
E njëjta situatë është paraqitur dje edhe në Lushnjë, ku disa gra e burra kanë protestuar, pasi janë larguar nga puna që kryenin, vetëm se ishin mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com