KORÇE - Inertet shkatërrojnë liqenin e Ohrit, ndërkohë që vija liqenore në një gjatësi të konsiderueshme është betonizuar. Shqetësimi është ngritur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, organizatat për mbrojtjen e mjedisit si dhe bashkia, Pogradec e komuna, Hudnisht. Në këtë ditë ndërkombëtare, është protestuar në mënyrë paqësore, në një nga pikat më problematike dhe më të dëmtuara të liqenit të Pogradecit, ku është apeluar për ndalimin e këtij masakrimi që po i bëhet kësaj perle të natyrës.
Sipas ekspertëve dëmtimi që po i bëhet Liqenit të Ohrit, duke betonizuar vijën e tij dhe më pas duke e mbushur atë me inerte, është i pariparueshëm. Studimet shkencore konfirmojnë faktin se në 20 vite tranzicion mosha e liqenit, si pasojë e këtyre ndërhyrjeve pa kriter është vjetëruar me dhjetra mijë vjet , ndërkohë që ky impakt i ri, në bregun e tij, do të ndikojë në rritjen e vjetërsisë edhe me 10 mijë vjet të tjera, duke cuar drejt zhdukjes.
Punimet për ndërtimin e rrugës, Pogradec-Lin filluan rreth dy vjet më parë, por nuk kanë përfunduar ende. Për zgjerimin e këtij aksi u bë betonizimi i Liqenit , duke u mbushur me inerte.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com