KORCE - Prej vitesh, banorët e komunës Pojan në rrethin e Korçës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në muajt e verës.

Përfaqësuesit e institucioneve lokale thonë se temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve vazhdojnë të shkaktojnë tharjen e puseve që furnizojnë ujësjellësit e fshatrave me ujë.

Banorët rrëfejnë përpjekjet e mundimshme për të siguruar ujin ndërsa bëjnë thirrje që t'i jepet zgjidhje këtij problemi sa më shpejt.

Nënkryetari i komunës Pojan, Eduard Manelli, thotë se projektet e hartuara për garantimin e furnizimit me ujë të banorëve në sezonin veror kanë mbetur vetëm në letër.

Deri në marrjen e masave, banorët e katër fshatrave Pojan, Zvezdë, Shëngjergj dhe Orman do duhet të kërkojnë sërish mundësi alternative për të garantuar ujin i pijshëm.
(da.is/Shqiptarja.com)