Një person ka tentuar të grabisë një pikë bastesh sportive, por e ka e gjetur arkën bosh, Ngjarja është shënuar rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm në Bulevardin Republika, në Korçë. Sipas policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në një prej pikave të basteve sportive pasi ka prishur sistemin e alarmit, duke përdorur edhe një levë për hapjen e dyerve. Pasi ka arritur në hyjë, autori i është drejtuar arkës, por e ka gjetur të boshatisur. Pas kësaj, personi ende i paidentifikuar është larguar. Të gjitha veprimet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së subjektit.