KORCE - Një tentativë e ngacmimit seksual ndaj një të miture shënohet pasditen e sotme në Korçë, një ditë pas përdhunimit të një 8-vjeçareje nga një 47-vjeçar në Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leminot të qytetit të Korçës. Shtetasi Vladimir Xhaollari, 52-vjeç ka tentuar të ngacmojë seksualisht 12-vjeçaren me iniciale E.Xh. Sipas policisë së Korçës, 52-vjeçari ka tentuar pasditen e së premtes të ngacmojë të miturën në një dyqan në fshatin Leminot.
Ai është arrestuar nga policia për vepra penale “Vepra të turpshme” neni 108 i Kodit Penal. Materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com