Tregtarët kanë braktisur panairin tradicional të festave të fundvitit në Korçë.

Shkak për këtë është bere mungesa e kasave fiskale dhe e niptit nga ana e tregëtarëve, që kërkohen nga inspektoret e tatimeve.

Këta të fundit ushtruan kontrolle në panairin e hapur para pak ditësh dhe pas këtij aksioni disa tregtare u larguan nga frika e gjobave.

Një nga inspektorët në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave, tha për mediat se si në çdo biznes, edhe në këtë panair është kërkuar formalizimi i tregut.

Ndërkohë, zyrtarë të bashkisë apo përfaqësues të shoqatës se biznesit nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi këtë situatë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)