KORÇE - Tushemishti, edhe këtë sezon veror mesa duket do të jetë një ka pikat më të frekuentuara për turistët vendas dhe të huaj. Ende pa mbëritur mirë stina e verës , ky fshat turistik shumë pranë qytetit të Pogradecit dhe buzë liqenit ka filluar të mirëpresë vizitorët e parë.

Të parët që i kanë paraprirë sezonit turistik në Tushemisht kanë qënë nxënësit e shkollave, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si, Tirana, Lushnja e Shkodra, por dhe shumë miq të mbëritur nga Kosova. Bukuria, freskia dhe ajri i pastër, në këtë perlë të natyrës Shqiptare, por dhe gatimet tradicionale, ku padyshim kryeson peshku, si dhe mikëpritja pogradecare mbeten ndër faktorët kryesorë që i tërheqin turistët drejt, Tueshmeishtit.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë dhe më herët se cdo vit tjetër bashkia e Pogradecit, celi sezonin turistik, duke ju uruar turistëve mirëseardhjen me valle dhe akrobaci në ajër.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)