KORÇE - Prej tre ditësh vijojnë kërkimet e 27 - vjeccarit Festim Dino të mbytur në një rezervuar në fshatin Gostivisht të Korçës. kërkimet kanë nisur nga orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar nga nëntë polumbarë të forcave të Reneas, të cilët ende nuk kanë mundur të gjenë trupin e viktimës. mësohet se uji i turbullt dhe thellësia e rezervuarit kanë bërë të pamundur gjatjen e trupit të viktimës. Familjarët Festim Dinos kanë bërë apel duke kërkuar tharjen e rezervuarit, për gjetjen sa më shpejt të trupit të viktimës.

Ndërkohë prej tre ditësh në shtëpinë Festim Dinos janë hapur dyert e zisë,në pritje të ndonjë lajmi për gjetjen e trupit të tij.
Festim Dino babai i dy fëmijëve u mbyt në një rezervuar rreth 500 m larg zonës së banuar në përpjekje për të shpëtuar një prej bagëtive të tij. Sipas burimeve familja e Dinos jeton në kushte të vështira ekonomike ndërkohë që të ardhurat i siguronte nëpërmjet blektorisë.

(fj.di/shqiptarja.com)