KORCE -- 44-vjeçari Arben Meçe, i cili dy ditë më parë u dhunua nga dy persona në një lokal ka ndërruar jete mesditën e sotme në ambientet e spitalit të qytetit të Korçës. 

Shkak u bë gjendja e tij e rëndë shëndetësore që vinte si pasojë e plagëve të marra në trup dhe kokë.
Pak më ditë më parë Arben Mec, u dhunua në lokal nga shtetasit me Artur Zeneli, Adriatk Laska dhe Fluturim Karamanllari pas një konflikti për motive banale.

44-vjeçari u godit disa here me rrip dhe mjete të tjera të forta në kokë, ndërsa sipas policisë të 4 personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur.

Në prangat e policisë kanë rënë Artur Zeneli dhe Adriatik Laska, ndërsa policia ka shpallur në kërkim Fluturim Karamanllarin.
 
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)