KORCE - Disa prej lagjeve dhe bulevardeve kryesor në qytetin e Korçës prej disa ditësh janë pa energji elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë vjedhja e kabllove elektrik për skrap.

Bëhet fjalë për 1375 metra linear kabllo të zhdukur brenda pak ditësh, me një vlerë prej 10 milionë lekë.

Shqetësimi është ngritur nga bashkia e qytetit të Korçës, e cila iu ka bërë apel qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të mos dëmtojnë pasurinë e përbashkët.

Nuk është hera e parë që kabllot elektrik vidhen dhe shiten për skrap në qytetin e Korçës. Pa energji elektrike është prej muajsh edhe unaza e qytetit.

(di/Gre.M/Shqiptarja.com)