KORÇË - Ujëmbledhësit në Qarkun e Korçës po rrezikojnë mijëra hektarë tokë të mbeten pa ujë. Shkak për këtë situatë janë bërë vjedhjet massive të çdo gjëje metalike që gjendet aty, ndërsa autoritetet vendore, të cilat lëshojnë alarmin, janë të pafuqishme për parandalimin.
Uji, sot në botë konsiderohet po aq i rendësishëm sa nafta, madje parashikohet, se pas dy dekadash, nuk do të ketë problem më të madh për botën, se sa rezervat ujore, të cilat vendi ynë i ka me bollëk dhe klasifikohet mes dhjetë vendeve më të pasura të botës.
Megjithatë këtë priviligj të natyrës, fermeri ynë i ka shtuar vlerat e saj edhe në këtë aspekt, duke ndërtuar ujëmbledhës për të përballuar efektet negative të thatësirës atje ku uji mungon.
Por çfarë po ndodh me veprat ujitëse në qarkun e Korçës? Le të ndalemi në dy rezervuaret e Mujazës, të ndërtuara në vitin 1983, në Mokër të Pogradecit, njëri me 5 milion m3 ujë, kurse tjetri me 3 milion m3, të cilat kanë qënë vepra të pesëvjeçarit.
Janë shkatërruar krejt sifonet dhe janë prerë më troko, tubacionet e çelikta, duke lënë mbi 20 fshatra në Mokrën e Sipërme, që vaditeshin nga këto dy rezervuarë pa vaditje ju thanë krejt prodhimet këtë verë.
Persona ende të paindentifikuar kanë shkatërruar sifonet e ujësjellsit duke boshatisur krej dy rezervuaret dhe pasi kanë marrë sasira të konsiderueshme peshku kanë shkatërruar krejt tubot e çelikut duke i prerë me troko dhe duke i marrë me kamiona për skrap.
Kështu, vetëm në Qarkun e Korçës, për vitin 2005 – 2013, sipas Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, janë investuar nga qeveria 6 milionë dollarë, duke vënë nën ujë edhe 5.000 hektarë tokë fushore.
Veçanërisht, duke ditur që rreshjet në këtë rajon janë të pakta, mesatarisht 730 mm në vit e kryesisht nga nëntori në prill, ç’ka përbën një element kufizues klimatik, për të plotësuar nevojat e bimëve me ujë, Bordi i Ujitjes dhe Kullimit ka si prioritet të punës së tij, rritjen e mëtejshme të kapacitetit ujëmbledhës dhe kujdesin e menaxhimin e veprave ujitëse.
Por, sipas Pëllumb Tuxharit, drejtor i këtij Bordi në Korçë, “kohët e fundit janë shtuar shumë, vjedhjet e dëmtimet në veprat ujitëse, si tubot metalike të stacioneve të pompimit, tubot metalike të sifonave të kanaleve ujitës që marrin ujë nga ujëmbledhësit, priza e porta metalike të këtyre kanaleve etj.
Elementë keqbërës vodhën portat e rregullatorit si dhe pjesët metalike të stacionit të pompave të Maliqit, saraçineskë dhe priza të kanalit ujitës të ujëmbledhësit të Gjonçit në rrethin e Ersekës, tubacionet e stacioneve të pompave në rrethin e Korçës, Kolonjës e Devollit, pjesët prej bakri në stacionin e pompave në Gurras si dhe tubacionin e sifonit në Gështenjas, të Pogradecit.
Tubacione të sifoneve të kanaleve ujitës të ujëmbledhësve Sellcë – Bilisht, Poloskë, Gracë – Baban në rrethin e Devollit etj”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com