KORCE- Një 58 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Vloçisht të Korçës. Policia e qytetit juglindor është njoftuar sot në mëngjes për plagosjen e Et’hem Hënës i cili më pas ndërroi jetë në sptial.

Sipas policisë viktima punonte si roje lokali në pronësi të djalit të tij. Lokali ishte dhe një pikë lotarie dhe një pistë hetimi është se vrasja mund të ketë lidhje pikërisht me këtë aktivitet.

Është përjashtuar pista e vrasjes së 58 vjeçarit për tentativë grabitjeje pasi nga kqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është vërejtur asnjë mangësi materiale apo sasi lekesh në lokal. Paraprakisht mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta, por po punohet intensivisht për identifikimin, kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(sg/shqiptajra.com)