Rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme pranë pikës kufitare të Kapshticës në Korçë është lokalizuar një zjarr,

i cili është përhapur në përmasa të konsiderueshme në pak minuta. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat

e policisë dhe zjarrfikësja, por e kanë pasur të vështirë që të mbërrijnë deri në pikën kritike. Ndërkohë që zjarri ka

përshpejtuar duke vënë në rrezik edhe linjën e tensionit të lartë që ndodhej pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Nga të dhënat e para mendohet se zjarri është vënë me qëllim nga një bari i zonës. Policia po vazhdon

hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe autorët e zjarr vënies.

(d.b/shqiptarja.com)