Korabi: Quajtët sllavë tifozët
Kastrioti: 3 pikë në tavolinëVIDEO Ekskluzive/Momenti i dhunës

Korabi: Quajtët sllavë tifozët<br />Kastrioti: 3 pikë në tavolinëVIDEO Ekskluzive/Momenti i dhunës
Pas deklaratës së përfaqësuesve të klubit dibran se dhuna në takimin e djeshëm mes vendasve të Korabit dhe Kastriotit të Krujës u provokua nga një prej lojtarëve të miqve i cili i quajti tifozët sllavë, ka ardhur edhe reagimi i krutanëve.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, klubi krutan thekson se vendasit dështuan në organizimin e ndeshjes.
 
Zyrtarë të skuadrës së Kastriotit theksojnë kanë dokumentuar pranë FSHF të gjithë incidentet në stadiumin e Korabit dhe se do t'i kërkojnë Komisionit të disiplinës 3 pikët në tavolinë. 

Nga ana tjetër, dibranët ia faturuan përgjegjësinë e dhunës në fushën e tyre skuadrës së Kastriotit, të cilët sipas tyre provokuan tifozët vendas. 

Kastrioti: Presim me qetësi vendimin e Disiplinës, duam 0:3
Klubi i futbollit të Kastriotit kërkon fitoren në tavolinë në ndeshjen ndaj Korabit, pas dhunës që ‘shpërtheu’ në fund të takimit. Ata paralajmëruan se do të dorëzojnë pranë organeve kompetente pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjithë provat e dhunës, video e foto, ku siç pretendojnë ata, tregohet qartë dhuna e ushtruar ndaj tyre.

Reagimi i plotë i klubit të Kastriotit
"Klubi i Kastriotit, me anë të kësaj deklarate kërkon të shprehë zhgënjimin e tij në lidhje me gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Korabi – Kastrioti, vendimtare në përcaktimin e skuadrës që do të garojë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Ashtu siç të gjithë e kanë parë, përfundimi i ndeshjes Korabi – Kastrioti është shoqëruar me dhunë ndaj lojtarëve të “KF Kastrioti”, stafit si edhe drejtuesëve të lartë. Disa lojtarë kanë mbetur edhe të gjakosur nga goditjet me mjete të forta të tifozëve që vërshuan në fushë fill pas vërshëllimës së fundit nga ana e gjyqtarit Jorgji. Dhuna e ushtruar ndaj klubit tonë, dhe kampionatit, kulmoi me përfundimin e ndeshjes, por në fakt ka nisur që pa nisur ndeshja e ka vijuar gjatë gjithë saj. Themi kështu, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ekipi është sulmuar nga tifozët dibranë, ashtu si edhe mjetet e transportit me të cilët vinin tifozët tanë, të cilët janë sulmuar edhe pas përfundimit të ndeshjes me gurë e sende të tjera të forta. Përballja Korabi – Kastrioti është luajtur nën presion të madh, pasi arbitrat nuk kanë mundur të gjykojnë lirisht ndeshjen, madje nuk kanë patur guximin qoftë për një moment të thërrasin kapitenin e vendasve që t’u bënte thirrje tifozëve për të ndaluar ndeshjen e këshilluar tifozët që të ndalonin ofendimet që kanë zgjatur që nga mbërritja e skuadrës në stadium, gjatë gjithë 90 minutave, e në fund siç dihet, ka shpërthyer gjithçka në dhunë. Ne do të dorëzojmë pranë organeve kompetente pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gjithë provat që kemi mbledhur, video e foto, ku tregohet qartë dhuna e ushtruar ndaj nesh, dhe do të kërkojmë zbatimin e rregullores. Klubi vendas ka dështuar totalisht në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes, e për këtë do të presim me qetësi vendimin e Komisionit të Disiplinës për gjithçka ndodhi në ndeshjen e luajtur në Peshkopi. Dhuna e ushtruar ndaj nesh është parë qartë, ndaj kërkesa jonë për të fituar ndeshjen në tavolinë është mëse e drejtë dhe e logjikshme".

Korabi: Lojtari i Kastriotit i quajti sllavë tifozët
Pas dhunës së ushtruar dje në qytetin e Peshkopisë në ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit ka reaguar klubi organizator. Klubi i Korabit në reagimin për opinionin duke theksuar se dhuna erdhi si pasojë e provokimeve të lojtarëve miq kundrejt tifozëve .
 
“Njëri nga futbollistët e Kastriotit të cilit nuk duam që ti përmendim emrin ka ofenduar rëndë gjatë lojës tifozët e Korabit dhe në vecanti tifo-grupin e ardhur nga Dibra e Madhe "SOKOLAT " duke ju drejtuar atyre me fjalët "Ju jeni sllavë, nuk jeni Shqiptar"thuhet në deklaratë.
 
Në vazhdim klubi i Korabit akuzon se disa futbollistë dhe pjestarë të stafit kanë goditur 2 lojtarët me grushte dhe shkelma, si te ishin ne ring boksi.
 
Ndërsa në fund kanë dënuar dhunën. “Korabi dënon rëndë këtë ngjarje të ndodhur gjatë ndeshjes dhe pas mbylljes së ndeshjes nga gjyqtari Enea Jorgji. Korabi disponon video dhe foto që tregojë qartë provokimin që është bërë nga lojtaret e Kastriotit.
 
Stafi, lojtaret, tifozat dhe drejtuesit e Kastriotit, kane ardhur me klane për të prishur mbarevajtjen e takimit. Keto materiale do të dërgohen në FSHF dhe në ditët ne vazhdim do te kuptoni të vërtetën”mbyllet deklarata e Korabit. 

REPORT TV sjell pamje të tjera nga dhuna që tifozët e ekipit të Korabit ushtruan ndaj Kastriotit në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi ku mbetën të lënduar disa nga lojtarët miq, ndërsa policia ka nisur hetimet.
 
Përsa i përket ndeshjes tjetër në Pogradec ku u dhunuan lojtarët e Luftëtarit të Gjirokastrës, policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë vetëm për dy tifozë, të cilët u futën në fushë në përfundim të ndeshjes.
 
Tifozët pogradecarë të irrituar goditën me gurë drejt dritareve të dhomave të zhveshjes, ku ndodhej ekipi mik i Luftëtarit duke shfryrë inatin e barazimit 1-1, që i dha të drejtën Luftëtarit të ngjitet në Superiore.
 
Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit pas dënimit të akteve të dhunës, u ka bërë thirrje Komisioneve që të veprojë me dorë të hekurt për dënimin e ngjarjeve të tillë që dëmtojnë rëndë futbollin.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!