KORCE - Ashtu sic do vit, është celur në Dardhë të Korcës panairi artizanal. Në këtë panair u ekspozuan produkte nga më të ndryshme ushqimore dhe artizanale të përgatitura nga amvisat e qytetit të Korcës, Elbasanit, Pogradecit etj.

Celet në fshatin turstik të Dardhës në Korcë, panairi i përvitshëm me produkte ushqimore dhe artizanale. Artizanë dhe amvisa nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si Korca, Elbasani, Pogradeci e më gjerë kanë ekspozuar produktet e tyre për banorët dhe vizitorve të shumtë traditën e zonës.

Objektet dhe veshjet artizanale të paraqitura në këtë panair janë punuar nga vetë artizanet, sipas traditës së secilës zonë. Një përshtypje të vecantë ka lënë dhe këndi i produkteve ushqimore,si rakia,vera,kompostoja dhe receli të përgatitura nga amvisat shqiptare n ë k ët ë panair.

Panairi në fshatin turistik të Dardhës është shoqëruar dhe me një koncert përshëndetës, ku nga grupi i qëndrës kulturore, ”Vangjush Mio”janë interpretuar vallet dardhare.


(ad.ti/shqiptarja.com)