KORCE- Fusha e Maliqit rrezikon të kthehet sërish në kënetë. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kane risjelle përmbytjet e zakonshme në këtë zonë. Ky është një fenomen që po ndodh shpesh në 20 vitet e fundit. Kjo pasi për afro 20 vjet nuk është bërë asnjë ndërhryje në kanalet kulluese dhe mjaftojnë rreshjet e shiut që Fusha e Maliqit të përmbytet.
Alarmi është ngritur nga 150 fermerë të zonës të cilët shprehen me shqetësim se tokat e tyre gjenden nën uje dhe bashkë me to dhe prodhimet bujqësore.
Aktualisht numërohen rreth 300 ha tokë pranë Pyllit të Fazanëve aktualisht është nën ujë. Fermerët shprehen se kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme jo vetëm për të mbjellat, por dhe në blerjen e farërave.
“As të nbjellat e vjetra nuk po gëzojme dot dhe as mbjellje të reja nuk arrijmë të bëjmë sepse toka po kënetëzohet” shprehet një fermer.

Përmbtyja e tokave bujqësore në Maliq është një problem I bartur prej vitesh-shprehet për shqiptarja.com agronomi Aurel Zenunllari.

“Në 20 vitet e fundit nuk është bërë asgjë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese në këtë zonë duke i shndërruar këto toka në joprodhuese për fermerët. “ shprehet Zenunllari.

Sipas tij situate bëhet më kritike edhe për faktin se në këtë vend bashkohen ujërat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilat për shkak të bllokimit të kanaleve përmbytin tokat bujqësore.
Edhe pse ky shqetësim iu është ngritur autoriteteve ende nuk ka asnjë zgjidhje për Fushen e Maliqit.
(ns/shqiptarja.com)