Sot, më 24 tetor, qyteti i Korçës përkujtoi 81-vjetorin e ngritjes së flamurit të lirisë, një ditë që shënon një nga faqet më të ndritura të historisë së tij.
Festimet nisën me performancën e bandës së qytetit para sheshot të teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe më pas u zhvillua ceremonia solemne ku morën pjesë veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, personalitete të njohura, zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fjalimet e tyre, ata uruan qytetarët e Korçës dhe shprehën mirënjohjen e thellë për dëshmorët që i sollën qytetit dhe vendit lirinë e shumëpritur.
Kjo ditë nuk është vetëm një kapitull në historinë e Korçës, por një simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të brezave që luftuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Komente










