I gjithë veriu i vendit dhe Korça janë përfshirë nga reshje të shumta dëbore, duke lënë mijëra banorë nëpër fshatra pa energji elektrike. Deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin, por drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.
Në Korçë, në zonat malore në mbi 1200 metër, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Për në Dardhë dhe Voskopjë, dy atraksione turistike, nuk ka probleme me qarkullimin. Në fshatin e Panaritit kalohet me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset janë në terren për të mbajtur qarkullimin e hapur.
Probleme janë paraqitur në rrugën e re të Ersekës, ku është ndaluar qarkullimi dhe për të shkuar drejt këtij qyteti duhet të përdoret rruga e vjetër. Në total në juglindje janë më tepër se 4000 abonentë pa energji elektrike, si Vithkuq, Pustec, Devoll, zona e Dardhës, Mollasit, Gjanccit, Lavdarit etj.
Në Kukës trashësia e dëborës në zonat malore si Shishtaveci trashësia arrin deri në 50 cm. Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, si Zogaj, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyq, Bashkia Tropojë, Njësia Administrative Bytyq Golaj, Bashkia Has, Njësia Administrative Bytyq Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Njësia Administrative Bytyq Malzi, Bashkia Kukës.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht, por vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve. Shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes.
Edhe në Shkodër të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet të lartë. Rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet normal.
Reshje dëbore janë regjistruar dhe në Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Dëbora ka mbuluar majat me ekstreme të këtij kampi dhe disa zona të thella të malësisë së Krujës.
Nuk raportohet për problematika në asnjë nga fshatrat e malësisë së Krujës. Trashësia e dëborës shkon në disa centimetra.
Reshje dëborë kanë rënë në Shkodër. Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet të lartë.
Është punuar gjithë natën për te siguruar qarkullimin në akset rrugore. Rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet normal. Borëpastrueset janë në terren ne gatishmëri duke monitoruar situatën.
Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.
Kukësi është përfshirë nga reshje dëbore, ndërsa në zonat malore si Shishtaveci trashësia arrin deri në 50 cm. Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa ka rënie gurësh në disa akse duke krijuar vështirësi për qarkullimin.
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 09:30 datë 01.12.2024 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 m, ku në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 50 cm.
•Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
•Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç Nj. Adm Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Kam Nj Adm Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj Adm Golaj, Bashkia Has. Nj Adm Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Nj Adm Malzi, Bashkia Kukës.
•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me intensitet të lartë. Nga informacionet e marrë deri më tani, bëhet me dije se në zonat malore në mbi 1200 metër, trashësia e borës varion nga 50 cm deri në 60 cm. Më konkretisht, në Dardhë trashësia ka arritur në 50 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin pasi është bërë e mundur hapja e segmentit, megjithatë duhen goma dimërore. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 20 cm por edhe në këtë fshat nuk ka probleme në qarkullim.
Sa i përket zonave malore si fshati Panarit, mësohet se në pikën e Mashkullorës ka arritur në 60 cm ndërsa do të ndërhyhet me borëpastruese për të mbajtur qarkullimin e hapur.
Në akset nacionale nuk shfaqen problematika në qarkullim, të gjitha akset janë të kalueshme. Probleme janë paraqitur në rrugën e re të Ersekës, ku është ndaluar qarkullimi dhe për të shkuar drejt këtij qyteti duhet të përdoret rruga e vjetër.
Në juglindje prej mbrëmjes së djeshme janë shfaqur probleme edhe në energjinë elektrike.
Sipas informacioneve në Vithkuq janë 6 abonentë pa energji, dhe 2 kabina që kanë shfaqur defekt në Brozdovec të Lekasit. Në zonën e Ccervenakës në Gur të Kuq ka 12 abonentë pa energji, në fideri Podgozhan 160 abonentë.
Në Pustec ka rreth 570 abonentë pa energji elektrike, që përfshijnë Goricën e Madhe, Goricën e Vogël, Kallamas, Gollombocc. Në Devoll situata mbetet më e vështirë për arsye se pa energji elektrike kanë mbëtur 3210 abonentë në të gjithë bashkinë. Mësohet se pa energji elektrike janë zona e Dardhës, Mollasit, Gjanccit, Lavdarit, ku numri i abonentëve arrin në 270 abonentë. Mësohet se në Panarit ka probleme me 50 abonentë, ndërsa në Lozhan të Maliqit 100 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike.
Në total në juglindje janë më tepër se 4000 abonentë pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar çdo defekt të mundshëm por duhet të kujtojmë se të paktën zonat e thella malore kanë probleme me amortizimin e rrjetit çka e bën më të vështirë punën e ekipeve dhe kohëzgjatjen e mungesës së energjisë elektrike.