Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë

Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë

Milena Nikolli në protestë para Ministrisë së Infrastrukturës

TIRANË- Pas një sage 5-vjeçare që nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, Milena Nikollit, 62-vjeçares nga Kodër Thumana i është premtuar zgjidhje për fondin e rindërtimit. E vetme, e vendosur dhe e zhgënjyer nga burokracia, 62-vjeçarja protestoi dje para Ministrisë së Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministrja Belinda Balluku.

Report Tv denoncoi rastin e 62-vjeçares, e cila protestoi jo vetëm ditën, por kaloi edhe natën para Ministrisë së Infrastrukturës me këmbëngulje për të kërkuar fondin e rindërtimit prej 34 milionë lekësh të vjetra, të cilin nuk ia lëvronin. 62-vjeçarja thotë për Report Tv thotë se kryetari i Bashkisë së Krujë, Artur Bushi i ka premtuar zgjidhje. Ajo thekson se është kontaktuar nga Bushi, i cili i ka premtuar se do t’i kalojnë fondin e rindërtimit.

Saga e Milenës nisi pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019. Shtëpia e saj, e dëmtuar rëndë, u vlerësua për rikonstruksion me një fond prej 34 milionë lekësh të vjetra. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar pesë vite, ky fond nuk iu dha kurrë.

“Çdo ditë që kalon, shtëpia ime bëhet më e rrezikshme. Sa herë ka stuhi, tjegullat fluturojnë mbi kokë. Nuk mund të jetoj më kështu. Jemi nën gërmadha,” shprehet Milena për Report Tv.

Pas sorollatjeve burokratike në Bashkinë e Krujës, thotë se përfaqësues lokalë i thanë se fondi është bllokuar nga pushteti qendror, e pikërisht për këtë arsye protetsoi para Ministrisë së Infrastrukturës. 

“Paguam ekspertin për projektin e riparimit dhe çdo gjë ishte gati. Por përsëri fondi nuk kaloi. Nga bashkia më thanë se fondi ishte bllokuar nga qeveria qendrore,” rrëfen ajo.

mars të vitit 2023, ajo protestoi e vetme para Bashkisë së Krujës, duke kaluar natën jashtë për të tërhequr vëmendjen mbi situatën e saj të pashpresë. Në atë kohë, autoritetet vendore i premtuan se fondi për shtëpinë e saj do të aprovohej brenda dy javësh. Por asgjë nuk ndryshoi. Pasi siguroi lejen e ndërtimit në korrik 2023 dhe plotësoi të gjitha dokumentet e kërkuara, përsëri nuk iu dha fondi.

Sorollatjet burokratike mes pushtetit vendor dhe atij qendror e detyruan Milenën të bëjë protestë para Infrastrukturës, ku tashmë pas denoncimit në Report Tv pritet t'i jepet zgjidhje dhe fondi t'i lëvrohet. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë