Korça nuk gjen qetësi nga tërmeti/ Koçi: Përveç rindërtimit, do kompensojmë edhe banesat me dëme më të vogla

KORÇË-Pas tërmetit 4.7 ballë ditën e djeshme, lëkundjet kanë vijuar edhe në mbrëmje, por dhe në orët e para të ditës së sotme. Në orët e para të ditës së sotme në 02:09 lëkundja e regjistruar ka qenë 2.7 ballë në fshatin Arrëz, ndërsa në orën 03:20, 3 ballë në fshatin Nikolicë të Devollit.

Lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, teksa një pjesë e tyre e kanë kaluar natën jashtë, ndërsa nuk raportohet për dëme pasi magnituda ka qenë e vogël. Nga tërmeti i djeshëm 11 banesa që u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit kanë pësuar sërish dëmtime. 

Lëkundjet në Korçë

Zonat e prekura nga tërmeti janë vizituar mesditën e sotme nga zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Ai inspektoi punimet për ndërtimin e banesave të cilat u prekën nga tërmeti i datës 1 qershor. Koçi tha se përveç rindërtimit të banesave të shembura do të bëhet edhe kompensimi për banesat me dëmtime më të vogla. Koçi ceku edhe ndryshimet në ligjin për mbrojtjen civile. Ai tha se ligji synon parandalimin e dëmeve dhe i afrohet modelit europian

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej