KORÇË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Epiqendra e tij ka qenë 9 kilometra nga Korça në thellësi 10 km. Banorët e zonës kanë dalë nga shtëpitë pasi janë panikuar nga lëkundja. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, mësohet se 11 banesa që janë dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit kanë pësuar sërish dëmtime.
Ndërkohë pak momente më vonë është ndjerë një tjetër lëkundje me epiqendër 6 kilometra larg Bilishtit me magnitudë 3.4 ballë. Ministria e Mbrojtjes ka qetësuar qytetarët duke njoftuar se deri më tani nga këto lëkundje nuk ka pasur dëme materiale.
Xhacka tha qe shkenca nuk i parashikon dot termetet por ja qe Likja i madh arrin te parashikoj te ardhmen me sa duket...nje Nostradamus i koheve moderne!!! E frikshme!!!
Përgjigju