Pas tërmetit të rënë më 1 nëntor me magnitudë 5.2 ballë, të tjera lëkundje janë ndjerë në qytetin e Korçës. Gjatë natës janë shënuar të paktën tre lëkundje, ku më e fuqishmja ishte në orën 23:02 të mbrëmjes së djeshme. Kjo lëkundje ishte e shkallës 3.4 ballë dhe epiqendra ishte në fshatin Nikolicë të Korçës. vetëm 16 minuta më pas një tjetër lëkundje u ndje 17 km në Jug të Korçës. Ndërkohë edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm sipas IGJEUM, rreth orës 03:41 Nikolica u lëkund sërish.
Korça këtë vit ka qenë një nga qytetet më problematik për sa i përket aktivitetit sizmik. Vetëm 6 ditë më parë një tërmet i fortë goditi zonën duke shkaktuar edhe dëme. Banorët u shprehën se tërmeti i rënë më 1 nëntor thelloi akoma më shumë bilancin e tërmetit që ra në fillim të verës që lamë pas.
Më 1 qershor, një tjetër tërmet i fuqishëm goditi zonën e Korçës, ku u rrënuan mbi 100 banesa. Epiqendra e këtij tërmeti që la jashtë për disa javë banorët, ishte në fshatin Floq dhe u ndje në disa zona përreth. Tërmeti ishte i shkallë rihter, 5.3 ballë, që më pas u shoqërua me të paktën 20 lëkundje nga të cilat 6 ishin më të forta.
Korcar trima dilni nga vrima... termet hahaha
PërgjigjuTirana mos bej si trim,apo harrove