Mbi 45 pilotë nga 9 shtete europiane garojnë për Trofeun “EXTRA Skënderbe” ne kampionatin ndërkombëtar të fluturimeve të lira “Korça Open Air 2025”.
Edicioni i 14-të po zhillohet në aerodromin e Lumalasit, duke sjellë adrenalinë, ngjyra dhe turizëm aventure.
Sipas organizatorit, rikthimi i garës në Korçë ka një rëndësi të veçantë, pasi qyteti ka qenë ndër të parët që ka promovuar sportet e natyrës dhe fluturimet e lira.
“Ndërtimi i aerodromit dhe terminalit sportiv ka sjellë një dimension të ri, duke e bërë garën më të organizuar dhe pjesëmarrjen më të gjerë,” tha Xhonatan Islami.
'Ky vend është gati edhe për aktivitete siç mund të jetë një kampionat botëror', tha Alket Islami.
Pjesëmarrja e pilotëve më të mirë europianë nga Sllovenia, Anglia, Bullgaria, Kosova e vende të tjera, e vendosin Korçën në hartën e garave ndërkombëtare.
Një risi e këtij edicioni është hapësira e dedikuar për aeromodelingun për fëmijët, që synon t’i afrojë të vegjlit me botën e fluturimeve përmes lojës dhe ndërtimit të avionëve miniaturë.
Komente









