Protestuesit kanë shkelmuar derën e një gjimnazi në Korçë, ndërsa mësuesit janë vendosur përpara saj për të mbrojtur ambientet e shkollës.
“Dilni nga shkolla!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa një prej mësuesve u drejtohet nxënësve duke theksuar se dalja në protestë është zgjedhja e tyre, por pa dëmtuar ambientet e institucionit.
“Është dëshira e tyre, le të dalin, por të mos cënohen gjërat. Është vullneti i tyre”, dëgjohet të thotë një prej mësuesve.
Pas largimit nga ambientet e shkollës, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, ku kanë nisur dëmtimet e infrastrukturës publike, përfshirë tabelat rrugore.
Me gurë dhe vezë është goditur edhe godina e Drejtorisë Arsimore në Korçë.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta te Ministria e Arsimit/ Të maskuarit sulme me gurë e sende të forta efektivëve! Policia i shpërndan direkt me ujë e gaz lotsjellës










