Fundjava në Korçë nuk ishte si ato të zakonshmet. Turistët dhe gjallëria që i japin juglindjes munguan dukshëm. Dëmtimi i rrugës Librazhd–Prrenjas duket se ka shkaktuar “pandemi” të turizmit.
Resortet, si kurrë më parë, nuk kishin rezervime për fundjavën.
“Numri i klientëve për këtë fundjavë ka rënë në mënyrë drastike. Është një rënie tepër e dukshme te të gjitha strukturat akomoduese të juglindjes. Sigurisht, anulimet kanë qenë të menjëhershme dhe nga vetë klientët; motivacioni ka qenë prishja e rrugës",- thotë menaxherja Eriketa Koçollari.
Situatë e ngjashme edhe në qytetin e Pogradecit. Erald Mullaj shpjegon se, përpos mungesës së klientëve, restoranti i tij dhe të tjerë po përballen me një krizë të madhe, e cila i ka detyruar të shkurtojnë stafin. Dëmtimi i rrugës ka krijuar një efekt zinxhir të krizës.
“Në momentin e parë që u dëmtua rruga, u anuluan rezervimet që kishim. Siç e shikoni, edhe këtë fundjavë nuk ka rezervime, jemi bosh. Unë kisha 12 persona në punë vetëm për të shtunën dhe të dielën. Javën e kaluar hoqa dy. Po vazhdoi rruga e mbyllur, do t’i përgjysmoj, sepse nuk po i mbaj dot",- thotë Erald Mullaj, pronar restoranti.
Restorantet dhe strukturat akomoduese, fundjava i gjeti bosh edhe në fshatin turistik të Tushemishtit. Sipas Ilir Tasellarit, projekti i ri i Drilonit, që nuk po përfundon prej dy vitesh, ka sjellë ulje të ndjeshme të vizitorëve, por ditët e fundit situata ka qenë fatale për bizneset e zonës.
“Siç po e shikoni, njerëz nuk ka. Situata është krijuar nga bllokimi i rrugës nacionale në aksin e Librazhdit. Ne jemi mësuar. Që kur filloi projekti i Drilonit, ne përballemi me këtë situatë",- thotë Ilir Tasellari, pronar restoranti
Sipërmarrësit e strukturave turistike në juglindje të vendit tashmë janë sy e veshë nga rruga dhe rikthimi i normalitetit, që po u shkakton dita-ditës vështirësi.
Komente













Operators Turistik mos të shqetsohen se gjithku ndoll in përmbytje dhe rrëshqitje dherash!Thethi Korça Jane mëtë shtrejta se Mali zi,Kosova Maqedonia.
Përgjigju