Korça po përballet me tkurrje të popullsisë.
Gjatë 9-të muajve të parë të ketij viti, rang qarku janë regjistruar 1 456 vdekje dhe vetëm 700 lindje.
Bilancin negativ me 756 persona më pak e publikon INSTAT, ndërsa sociologia Maria Dojçe, thote se shkak eshte emigrimi i te rinjte.
Një nga arsyet kryesore të braktisjes se juglindjes eshe mungesa e vendeve te punes dhe pagat e uleta. Të rinjtë nuk shohin mundësi të ndertojne te ardhmen ne vendlindje, ndaj jane larguar drejt kryeqytetit ose jashte vendit.
Sipas INSTAT, Korca është qarku ku diferenca mes vdekjeve dhe lindjeve është më e theksuar, duke regjistruar 220 vdekje më shumë se sa lindje gjate tremujorit te 3-te të vitit. E kunderta ndodh ne Tirane, ku shtesa natyrore eshte e larte, me 1380 lindje më shumë se sa vdekjet, në të njejtin tremujor.










Komente
Komento