‘Korça short film festival’ çel edicionin e V-të, do të shfaqen 72 filma nga 28 vende të botës

“KO:SH Film Festival” çeli edicionin e 5-të të prezantimit të filmave me metrazh të shkurtër në qytetin e Korçës, ku për 5 netë do të shfaqen 72 filma nga 28 vende të botës.

Nata e para e festivalit ndërkombëtar të filmit bëri bashkë në muzeun Arkeologjik të Korçës aktorë, regjisorë dhe producentë vendas dhe të huaj.

“Është një event i veçantë pasi po fillojmë një bashkëpunim me KO:SH Film Festival, që do të zgjasë për disa vite. Sot e veçanta është që programi hapet me Focus Kosova. Kemi filma që kanë patur premierë në festivali ne Kanës,  kanë fitura çmime në “Sun Dance Festival”,  prezantohen filma të cilët janë prezantuar në festivale prestigjoze ndërkombëtare”, tha Eroll Bilibani drejtor i Doku Festival Kosovë.

Për drejtorin e KO:SH Festival, Gledis Bica risia e këtij edicioni do të jetë programi special Focus Kosovo, kuruar nga DokoFest me filmat më të mirë kinematografikë.

“Këtë vit janë 72 filma dhe nga 28 vende të botës. Ajo që është speciale këtë vit është programi special “Focus Kosovo”, pasi çdo vit ne zgjedhim një vend në fokus. Këtë vit zgjodhëm Kosovën duke qene se vitet e fundit ka patur disa suksese edhe ka një rritje të kualitetit të kinematografisë”, u shpreh ai.

Nata e parë e festivalit KO:SH Film Festival, u organizua në muzeun arkeologjik të qytetit të Korçës dhe do të vazhdojë deri më 17 korrik.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel