KORÇË- Ngjarja e trishtë që ka tronditur mbarë opinionin publik, vrasja me thikë 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, ka nisur të japë efektet e para e ndërgjegjësimit dhe e kontrolleve më të forta për sigurinë brenda institucionit të dijes.
Mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në rrethin e Devollit mësoi nga nxënësit e saj se një fëmijë i shkollës, 13 vjeç mbante në çantë një biçak. Në prani të psikologes dhe stafit drejtues, iu kontrollua çanta, ku u zbulua biçaku, tashmë i sekuestruar nga policia. Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe policisë, nën drejtimin e prokurorit.
Ndërkohë, në një tjetër rast, në Tiranë, forcat e policisë identifikuan një të mitur, po 13 vjeç, pas publikimit të një videoje se teksa mbante në duar një mjet prerës teksa luante me shokët në zonën e Porcelanit. Nga verifikimet e kryera, policia zbuloi se video e postuar në rrjet, është filmuar një muaj më parë.
Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.
Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.
Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Gripi lë pasoja në mushkëri, rritet numri i pacientëve të rinj, mjekja: Mos e neglizhoni sepse kalon në pneumoni
17 Janar, 17:24
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33