Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë ku një 18-vjeçar ka marrë dëmtime në kokë. Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit Niko Baka.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajm në përditësim...