24 vjeçarja Vjollca Shkëmbi, hedh poshtë pretendimet e policisë se u grabit dy ditë më parë nga Urim Qazimaj dhe daja i tij Mersin Myrtollari.
 
Në një intërvistë për mediat ajo thotë se e Qazimajn e ka të dashur dhe kishin komunikuar më parë që të vinte ta merrte.

Dy ditë pas arrestimit të Urim Qazimajt së bashku me dajën e tij Mersin Myrtollarin, pasi akuzohen se në bashkëpunim grabitën për ta shitur në Maqedoni 24 vjeçaren Vjollca Shkëmbin, kjo e fundit hedh poshtë akuzat e policisë. 

Në një intërvistë për mediat Vjollca shprehet se nuk është e vërtetë se Urim Qazimaj e ka grabitur.
 
Ajo thotë se Qazimajn e ka të dashur dhe kanë komunikuar më parë bashkë.
 
Më tëj ajo pohon kanë rënë dakord që Qazimaj të vinte dhe ta merrte nga shtëpia në fshatin Dobranj ku ajo banonte me burrin, por që nuk e donte.
 
Ajo i bën apel policisë që ta lirojnë Urim Qazimaj dhe dajen e tij Mersin Myrtollarin pasi janë të pafajshëm.

Ndërsa, përsa i përket udhëtimit të saj drejtë Maqedonisë, ajo thotë se ka qënë më parë në Maqedoni por jo se e kanë shitur por ka qënë e lidhur me një djalë me të cilin ka një vajzë, të cilët tashmë jetojnë në Bullgari.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)