Një këmbësor është përplasur nga një 24-vjeçare e cila ka qenë duke ecur me mjetin e saj në një nga rrugët e qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit, kur E.Fezollari 24-vjeçare me automjetin e saj “Citroen” me targa AA 668 AT ka përplasur këmbësorin Todi Pia 90-vjeç duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë pas ngjarjes këmbësori është dërguar në spital, aty ku po merr ndihmën mjekësore por është në gjendje të rëndë për jetën.

aksident korce
 
Informacion paraprak.
Më datë 23.10.2016, jemi njoftuar se në lagjen nr 9 në Korçë, pranë BKT, shtetasja E.Fezollari, rreth 24 vjeç vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Citroen" me targa AA 668AT, ka aksidentuar një këmbësor, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e të aksidentuarit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)