Korçë/ 267 masa dhe 28 heqje patente për shoferët problematikë, kryesisht taksitë

Korçë/ 267 masa dhe 28 heqje patente për shoferët problematikë, kryesisht taksitë

Foto ilustruese

KORCË- Shoferët vazhdojnë t'i thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke sjellë probleme dhe marrë masa nga ana e policisë rrugore. Gjatë javës së kaluar, në qytetin e Korçës janë kapur në  flagrancë 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Sipas policisë, janë vënë 267 masa, ku 147 masa për parakalime të gabuara, 110 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 10 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë ndaluar administrativisht 11 mjete dhe për 28 mjete të transportit publik, kryesisht taksistëve ku iu është pezulluar leja e qarkullimit. Gjithashtu janë tërhequr 21 leje drejtimi, ku 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.  Sipas policisë, kontrollet janë fokusuar në drejtim të parakalimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe qëllimi kryesor është qarkullimi i sigurtë dhe parandalimi i aksidenteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda