Një konflikt i hershëm mes dy bashkëfshatarëve në Korçë, ka përfunduar me vrasjen e 44-vjeçarit Besnik Bazelli.
 
28 vjeçari Klisman Lika, vëlla i kryeplakur të fshatit ka goditur me grushta 44-vjeçarin duke i sjellë vdekjen.
 
Sipas burimeve autori Lika, 28 vjeç dyshohej se kishte vjedhur dyqanin e viktimës e kjo ka bërë që të ketë debate të vazhdueshme midis tyre deri sa arritën në këtë pikë.
 
Pas dhunës së ushtruar, 44-vjeçarin e kanë nisur drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën pa mundur të mbërrijë aty.
 
Policia ka arrestuar autorin e krimit pak momente pas ngjarjes së rëndë.

besnik bazelli
Viktima Besnik Bazelli

vrasja korce klisman
Autori Klisman Lika 


korce klisman lika

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com