KORCE- Vdekja e 34-vjeçarit nga Pogradeci në kufi me Maqedoninë teksa po gjuante në mal, dyshohet se ka qenë aksidentale. 34-vjeçari, Florian Çera, ishte për gjueti në malin e Thatë bashkë me nipin e tij, teksa është rrëzuar në mënyrë aksidentale nga një shkëmb.
Robert Mazelli, nipi i 34-vjeçarit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, duke u shprehur se “Ngjarja ishte aksidentale. Ishim bashkë në gjueti, dha shpirt në krahët e mi. Floriani la amanet 3 fëmijët, ishin familje e varfër. Gjuetinë e paligjshme e bënte nga varfëria”.
Ishte nipi i Florian Çerës, ai që njoftoi policinë maqedonasë.
Trupi i viktimës, u mbajt për 3 ditë në morg, pasi u krye ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa ditën e djeshme, familjarët kanë mundur të tërheqin trupin e të afërmit të tyre.
KORÇË, 34-VJEÇARI HUMB JETËN NË KUFI ME MAQEDONINË, PO GJUANTE
Një shqiptar ka humbur jetën pranë kufirit me Maqedoninë teksa po gjuante. Ngjarja ka ndodhur para 4 ditësh në Malin e Thatë. Policia maqedonase mbajti trupin e viktimës për katër ditë derisa u krye ekspertiza mjeko-ligjore, pavarësisht kërkesës së familjarëve për ta tërhequr trupin e të afërmit të tyre.
Dyshohet se 34-vjeçari Florian Çera, nga fshati Alarupë, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa familjarët e 34-vjeçarit fillimisht shprehën pretendime se nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

(Në foto: Banesa e viktimës, Pogradec Shikoni FOTO të tjera)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com