KORÇE - Hedhja e mbeturinave ka shkaktuar tre të plagosur rëndë në qytetin e Korçës. Dy fqinj, Edmond Merdiku dhe Shpëtim Gjeloshani, të cilët jetonin në një pallat në lagjen nr. 8, kanë nisur mbrëmë një sherr mes tyre për vendin e hedhjes së mbeturinave.


Në tentativë për t'i ndarë, në sherr janë përfshirë edhe dy vëllezërit Ardian e Arben Rushiti 43 dhe 39 vjeç, që bashkë me Gjeloshanin kanë mbetur të plagosur me mjete të mprehta thikë.


Policia e Korçës bën me dije se në sherr u përfshinë 6 persona. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korcës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të plagosjeve Edmond dhe Ardian Merdiku, përkatësisht 28 dhe 40 vjec, si dhe po punohet për identifikimin e një personi të tretë të përfshirë në këtë konflikt. Ata akuzohen për plagosje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)