Korçë, do i festonin ditëlindjen mamaja u vdiq tek dera e spitalit! Fëmijët me lot në sy akuza mjekëve për neglizhencë: E shtrëngonte gjoksi, i thanë ik s'ke gjë

Korçë-  Në shtëpi mbesat e prisnin me tortën gati për të festuar, por përvjetori i 61-të i lindjes për Tatjana Dajkon nga Biranji i Korçës ishte dhe dita e fundit e jetës. Mëngjesin e 14 gushtit ajo ishte ndier keq, me shtrëngime në gjoks dhe dhimbje në shpinë dhe djali, me familjen e të cilit jetonte, e dërgon me makinën e tij me urgjencë në spital.

Pasi la spitalin 61-vjeçarja i ka ndier dhimbjet edhe më të mëdha, ndërsa pasdite vonë në shtëpi u bë edhe më keq ndërsa në mbrëmje humbi jetën tek dera e spitalit të Korçës.  Dy mjeke të spitalit janë kallëzuar nga familjarët e 61 vjeçares, pasi i akuzojnë për neglizhencë. 

Me lot në sy dhe e veshur me të zeza, vajza e saj, Klotina Topulli tregon me detaje çfarë ndodhi të mërkurën e 14 gushtit. Nga momenti kur e ëma u ndje keq dhe ecejaket në spitalin e Korçës për ti dhënë ndihmën e parë. 

E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjerncën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje (hap) nën gjuhë.

Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin. Çfarë do të më bëni, ajo (mjeku) i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit ajo tha po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve. Nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtuuu (vonoi) …morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemoragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në dhjetë pa dhjetë (09:50)  në spital. Nuk është vdekje e menjëhershme. Ne e çuam në spital. Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorat.

Nuk vuante nga asgjë, as tension, asgjë. 61 vjeç mbushi atë ditë që vdiq.

Klotina kërkon të hapen kamerat dhe të verifikohet e gjithë procedura që është ndërmarrë nga mjekët.

"Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital (hera e dytë) që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në tja bënin atëherë.Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Nuk i kanë bërë asgjë.  

I biri i cili ka çuar në spital mamanë mëngjesin e 14 gushtit por dhe pasdite vonë për herë të dytë thotë se mjekët vrapuan t'i jepnin ndihmën kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, ndërsa neglizhuan gjëndjen e saj shëndetësore kur shkuan paradite.   

E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjëlpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prap i tha mamaja do më masni tensionin prap?Ik Ik i thanë nuk ke gjë një gjëndje ankthi ke.

Duke erdhur rrugës për në shtëpi më tha mua,po më ze më shumë tani, por s’ka gjë do më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më ze më shumë. Erdhëm në shtëpi, kishte ditëlindjen, do prisnin tortën mbesat, por sa hyri brenda u këput.

Morëm ambulancën, prit të vinte, pas 12 min na tha jemi në Bulgarec. Megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, tja bënin shërbimet si vdiq.

3 ditë më pas fëmijët e Tatjanës akuzojnë spitalin e Korçës për vdekjen e nënës, pasi sipas tyre nuk i bënë kontrollet e nevojshme, ndërsa vetë institucioni në skedën e vdekjes pas autopsisë thotë se 61-vjeçarja ka humbur jetën në shtëpi në mënyrë të menjëhershme për shkaqe të panjohura.

“Nuk ishte vdekje e menjëhershme, se ne e kemi çuar në spital. Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorat. Çfarë janë këto që shkruajnë vdekje e menjëhershme, kur ne e kemi çuar me hemorragji në spital? Vdekje e menjëhershme?

 Fëmijët e 61 vjeçares kërkojnë drejtësi sepse vdekja e mamasë së tyre nuk ishte e menjëhershme, ashtu sic e ka përcaktuar autopsia. 

"Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? I kanë vënë diagonëz ‘vdekje e menjëhershme’.  Çfarë janë këto që shkruajnë. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza?" thote i biri. 

Familjarët kanë bërë kallëzim në prokurori ndaj dy mjkeve të identifikuara me inicialet A. D.,  dhe G. R. Pas interesimit të Report Tv prokuroria ende nuk ka një reagim për ngjarjen e rëndë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paskal: 20/08/2024 15:51

    Ky shtet ka marre fund ketu prioritet Kane kriminelat dhe horrat populli i thjeshte trajtohet me ke se kafshet

    Përgjigju
  • qytetari: 19/08/2024 08:14

    U dhjefsha mu ne turizem, sa milione turiste dhe sa hotele u ndertuan vizituan per qejfin dhe xhepin e administratoreve kete vere???? Njerezit jo milionere trajtohen si qente e rrugeve neper urgjencat e spitaleve ne Shqiperi. Nuk ka ambulance nuk eshte mjeku nuk kemi aparatura nuk kemi mundesi shkoni te privati etjera. Ka ardhur koha qe te mos tolerohet me kjo gjendje MJAFT! Zgjohuni se nese ka nje arsye te protestohet kjo eshte ARSYEJA

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 02:40

    Dhe thote Rama kthehuni! Ku te kthehen,qe te vdesin neper dyert e spitaleve?! Babai im,ketu ku jetojme,u rrezua nja dy here,se ashtu i kishte problemet e moshes.Erdhen e morren me ambulance per cdo here dhe e kane mbajtur 24 ore nen monitorim ne urgjence e i bene te gjitha analizat, testet dhe grafite edhe pse ishte vetem nje rrezim,kurse e ndjera u cua ne spital nga familja me shenja te qarta qe mund te jene qe nga infakti e deri tek plasja e aortes dhe mjeket cfare bejne? I maten tensionin e oksigjenin,i dhane dhe nje trinitrine nen gjuhe e nje qetesues dhe jo qe nuk i bene menjehere nje EKG dhe nje grafi te zemres,por paten paturpesine dhe i thane liro krevatin per pacientin tjeter dhe shko ne shtepi se ke vetem ankth e stres!! Cojini ne gjyq e mos u tutni,keshtu e duan keta! Po te jesh njeri i thjeshte te lene te vdesesh ne karrige,po te kesh para,te cojne edhe me avion privat e reabilitim privat jashte!!

    Përgjigju
    • Pjeter: 18/08/2024 13:04

      Ke shume te drejte,por duhet te theksohet se urgjencat ne Shqiperi,nuk jane as te pergatitura as te piausura me mjete jete shpetuese per ndihmen e pare,ky rast ama,me patjeter duhet te çohet ne hetim dhe ne gjyq,sepse si nga pa aftesia ,apo edhe nga neglizhenca,mund te jene shkaktaret kryesore te vdekjes se zonjes ne fjale,kishin te gjithe kohen e mjaftushme qe ta shpetonin,apo edhe ta trasferonin ne urgjence ne Tirane,sipas simpyomave kudo ne gjithe boten dyshohet per infarkt ne zemer,apo hemoragji cerebrale,keshtu,ja prene fleten e jetes qe aty ne moshen 61 vjec,duke i matur temperaturen,oksigjenin dhe presionin e gjakut,skandal qe duhet ti ngreje njerzit ne protesta,e te detyroje qeverrine qe te marri masa konkrete ne per rrethet e vendit,ne qofte se nuk ka mjeke te afte neper rrethe,eshte qeverria qe duhet marre masat perkatese!! Ne qofte se nga hetimet del se shkak per vdekjen e ketij rasti,veç te tjerash, jane edhe mungesa e istrumenteve dhe paisjeve diagnjostike,atehere edhe ministria e shendetesise eshte fajtore dhe familja duhet te padise spitalin rajonal,mjeket,dhe ministrine perkatese,si shkaktare per vdekjen e te afermit te tyre!!

  • Arti: 17/08/2024 23:52

    Mjeke plera kudo. Më njerez shkerdhata se mjeket e spitaleve nuk ka. Sistem mjekesor i deshtuar, i korruptuar ne cdo qelize. Pa mik e pa lek ske shanse. Mjekesi shkerdhatash.

    Përgjigju
  • Shkodër: 17/08/2024 23:41

    Me të kap frika me u sëmurë!!

    Përgjigju
  • Mjekesia: 17/08/2024 20:12

    Mjere Shqipetaret per sherbimin mjekesor ne spitalet e Shqiperise ne shekullin e 21. Kjo eshte arsyeja kryesore e largimit nga ai vend

    Përgjigju
  • Daje Sami: 17/08/2024 17:55

    Jane koleget e Edmond Gashit dhe Alketa Peres.

    Përgjigju
  • flori: 17/08/2024 17:37

    mjeku atje eshte bere kriminel,,,kriminelet duhet te vriten...nuk te ben emri mjek,,si emer qe te mos jesh kriminel,,,sa mjeke jane kapur ne bote qe vrisnin pacientet e tyre....

    Përgjigju
  • Ana: 17/08/2024 15:39

    Mjere populli shqiptar sa po vuan,na vjen shume keq si vdesin njeresit aty sikur te ishin pula.

    Përgjigju
  • koli: 17/08/2024 14:10

    KETA JANE MJEKE KRIMINELE,,,DUHET VRARE NJE NGA MJEKET QE TE MARRIN VESH TE TJERET,,,QE ME JETEN E TJETRIT NUK LUHET...

    Përgjigju
  • Dr_: 17/08/2024 14:09

    Kafshe mjek po nje CPK nuk e benin dot?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës