Korçë, do i festonin ditëlindjen mamaja u vdiq tek dera e spitalit! Fëmijët me lot në sy akuza mjekëve për neglizhencë: E shtrëngonte gjoksi, i thanë ik s'ke gjë

Korçë- Më 14 gusht Tatjana Dajko festonte ditëlindjen por qirinjtë e tortës nuk mundën ti frynin pasi 61 vjeçarja humbi jetën në derën e spitalit. Dy mjeke të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61 vjeçareje kanë bërë kallëzim për neglizhencë në mjekim.

Gruaja vdiq tre ditë më parë ndërkohë familjarët me lot në sy thonë se nuk I është bërë shërbimi I duhur.

Me lot në sy dhe e veshur me të zeza, vajza e saj, Klotina Topulli tregon me detaje çfarë ndodhi të mërkurën e 14 gushtit. Nga momenti kur e ëma u ndje keq dhe ecejaket në spitalin e Korçës për ti dhënë ndihmën e parë. 

E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjerncën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje (hap) nën gjuhë.

Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin. Çfarë do të më bëni, ajo (mjeku) i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit ajo tha po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve. Nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtuuu (vonoi) …morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemoragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në dhjetë pa dhjetë (09:50)  në spital. Nuk është vdekje e menjëhershme. Ne e çuam në spital. Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorat.

Nuk vuante nga asgjë, as tension, asgjë. 61 vjeç mbushi atë ditë që vdiq.

Vajza kërkon të hapen kamerat dhe të verifikohet e gjithë procedura që është ndërmarrë nga mjekët.

"Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital (hera e dytë) që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në tja bënin atëherë.Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Nuk i kanë bërë asgjë.  

Djali i cili ka çuar në spital mamanë e tij në mëngjes thotë se mjekët vrapuan t'i jepnin ndihmën kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, ndërsa neglizhuan gjëndjen e saj shëndetësore kur shkuan paradite.   

E pyeti doktoresha çfarë ke?I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjëlpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prap i tha mamaja do më masni tensionin prap?Ik Ik i thanë nuk ke gjë një gjëndje ankthi ke.

Duke erdhur rrugës për në shtëpi më tha mua,po më ze më shumë tani, por s’ka gjë do më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më ze më shumë. Erdhëm në shtëpi, kishte ditëlindjen, do prisnin tortën mbesat, por sa hyri brenda u këput.

Morëm ambulancën,prit të vinte,pas 12 min na tha jemi në Bulgarec. Megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, tja bënin shërbimet si vdiq.

Fëmijët e 61 vjeçares kërkojnë drejtësi sepse vdekja e mamasë së tyre nuk ishte e menjëhershme, ashtu sic e ka përcaktuar autopsia. 

"Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? I kanë vënë diagonëz ‘vdekje e menjëhershme’.  Çfarë janë këto që shkruajnë. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza?"

Dy mjekët e spitalit të Korçës që janë në hetim janë identifikuar me inicialet A. D.,  dhe G. R.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Policia e Shtetit ka nevojë urgjente për punonjës, mjete dhe teknologji

Eduard Zaloshnja: Policia e Shtetit ka nevojë urgjente për punonjës, mjete dhe teknologji