Një 82-vjeçare ka rënë pre e vjedhjes në qytetin e Korçës, kur në person i rrëmbeu nga qafa varësen e floririt.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.12 të qytetit.

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi autorin.

Ai është 41-vjeçari E.R., banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën një sasi kokaine dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.