Korçë, apeli i nënës së dhunuar nga djali: Do më vrasë, ju lutem më ndihmoni! (VIDEO)

Luljeta Feçanji një nënë nga qyteti i Korçës ka bërë publik rastin e saj për dhunën sistematike që i biri ushtron për 20 vite me radhë.  37 vjeçari Rikard Feçanji i diagnostikuar me skizofreni të shfrenuar por dhe përdorues i rregullt i substancave narkotike është kthyer në kërcenim për jetën e nenës së tij.

Kjo nënë e dëshpëruar sot ka kërkuar ndihmën e mediave, pasi në dyert e institucioneve nuk ka gjetur zgjidhje.

"Djali ka 20 vite që ka përdorur drogë dhe pas shumë kohësh është diagnostikuar për skizofreni të shfrenuar. E kemi çuar disa herë në spital këtu dhe në Elbasan, por kohët e fundit ka 4 muaj që e mbajmë në shtëpi. Unë e di se si qëndroj...mos më vrasë tani e mos më vrasë më vonë...është shumë i dhunshëm. Nuk e pranon spitali psikiatrik i Elbasanit. Unë ju lutem shumë se më ka vdekur edhe burri nuk e përballohej dot. Ushtron dhunë në mënyrë të vazhdueshme, nuk jam në gjendje ta mbaj. Ai është 37 vjeç se mbaj dot, është i paparashikueshëm po të mos ia plotësosh dëshirat fillon vë dorë. E denoncova në polici para pak ditësh dhe më dhanë urdhër mbrojtje, por ne vazhdojmë qëndrojmë në një banesë. Jam jetime s'kam ku shkoj", tha nëna.

Bashkëjetesa me djalin e saj pas humbjes së bashkëshortit është bërë e papërballueshme,ndërsa mes lotësh ajo shprehet se rasti më i fundit i dhunës ndaj saj ka qenë  para pak ditësh.

Pyetje: Pse nuk e  pranojnë në spitalin e Elbasanit?

Nëna: Ata e dinë (spitali) mbase ngaqë e kemi çuar kaq herë... tani do presim të bëjë krim...të më vrasë mua pastaj ta çojnë atje.

Pyetje: Çfarë kërkoni?

Nëna: Unë kërkoj që ta shtrojnë menjëherë në spital

Për rastin në fjalë, Report Tv ka komunikuar edhe me drejtorin e Qendrës së Shëndetit mendor në Korçë, Roland Lalaj i cili tha se është një nga rastet me një historik të gjatë të shtrimeve në spitalin psikiatrik, ndërsa bën me dije se 37 vjeçari është klasifikuar me skizofreni të shfrenuar.

Nga ana tjetër ai shton se ky rast duhet të trajtohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit, por situata e krijuar nga pandemia, ka bërë që shtrimi i rasteve të jetë i kufizuar.

Vetëm përgjatë këtij viti në qytetin e Korçës janë shënuar 2 vrasje autorët e të cilëve janë persona të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rob i mire: 18/06/2020 19:03

    Dhe ai i shkreti nga e keqja e ka pastaj ndohmojeni ket nenen se gjynah

    Përgjigju
  • Meri: 18/06/2020 16:59

    Po cfare presin organet komptente shendetesore, pamvaresisht gjendjes aktuale, qe ta vrasi nenen e vete, pastaj ta shtrojne?!!! Cjane keto qendrime te papergjegjshme?!!!!! Cdo rregull ka nje perjashtim. Ne kete rast nena duhet ndihmuar urgjentisht duke e shtruar djalin ne spital dhe te mos kthehet me tek ajo po nuk u permiresua totalisht. Le te shpresojme qe kjo do te ndodhe sa me shpejt!

    Përgjigju
    • Rita: 20/06/2020 22:14

      Pasi te vrase nenen policia do thote qe nuk ishte mire menderisht dhe mbyllet historia e kesaj nene te vuajtur.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025