KORCE - Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata e Korçës ka dhënë për 52-vjeçarin Vladimir Xhahollari, i cili tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur disa javë më parë, në një dyqan në fshatin Leminot të Korçës.

52-vjeçari kërcënoi me një thikë një 12-vjeçare me qëllim abuzimin seksual me të, por fatmirësisht vajza ka mundur të largohet.

Ndërsa pak ditë më parë, i ati i vajzës bëri apel për drejtësi dhe kërcënoi se në rast të lirimit të 52-vjeçarit, do ta zgjidhte çështjen me vetëgjyqësi.

Ai theksoi se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cënoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson gjendje shoku prej tij.

(Gre.M/Shqiptarja.com)