KORÇË - Një 52-vjeçuar është arrestuar nga policia pasi në lokalin e tij për të cilin nuk kishte liçencën e nevojshme, iu gjetën 4 armë të ftohta (thika).
52-vjeçari i identifikuar me inicialet V.K. është banues në lagjen nr.14.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatës”,- njofton policia.