KORÇË-Një 35-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi i ka vjedhur varësen e floririt një të moshuarve.
Në pranga ka rënë E.R banues në Korçë, por kjo nuk ishte vjedhja e tij be parë. Siç mësohet nga policia, 35-vjeçar është autore edhe i katër vjedhjeve të tjera të varëseve të floririt, ngjarje këto të ndodhur në në lagjet nr.3 dhe nr.12.
Arrestimi i tij u bë pasi dy persona me inicialet A.M. dhe L.H. kanë denoncuar se një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt. Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se edhe në datat 26 dhe 17 korrik të 2019 u ka vjedhur varsën e floririt R.T dhe M.P.

Mbi të riun, rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.
Komente

