Korçë/ Arrestohet në aksin Korçë-Pogradec 26-vjeçari, po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 emigrantë

Korçë/ Arrestohet në aksin Korçë-Pogradec 26-vjeçari, po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 emigrantë

Foto ilustruese

Korçë - Një 26-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte në mënyrë të paligjshme 4 emigrantë.

26-vjeçari i identifikuar si Klevi Jashari po transportonte me automjetin e tij tip “Toyta” 4 emigrantët, duke u premtuar kundrejt pagesës se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.

“Në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Toyota", me drejtues shtetasin K. J. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së”,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e 26-vjeçarit.

Zbulimi i kësaj veprimtarie të paligjshëm të 26-vjeçarit dhe arrestimi i tij u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar "Midnight 24".

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare