Një automjet ka përplasur dy gra të moshuara teksa ecin në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Korçës, aty ku automjeti me targë AA 766 NA i drejtuar nga S.Naçi ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe ka përplasur të moshuarat L.T 79-vjeçare dhe V.Z 81-vjeçare.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është dërguar në polici, ndërkohë që dy të moshuarat janë dërguar në spital.

Ja informacion paraprak i policisë.
Njoftohemi se në lagjen nr.2 në Korçë, shtetasi S.Naçi, rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Volzvagen”, me targa AA 766 NA, ka aksidentuar dy kalimtare në rrugë shtetaset: L.T rreth 79 vjeç dhe V.Z, rreth 81 vjeç.
Të cilat u dërguan ne spital, drejtuesi ne polici

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)