KORÇË-Kriza mes një çifti bashkeshortesh çon drejt mizorise. Një bashkëshort në Korçë nuk e ka pranuar faktin se gruaja do të punonte në klub nate ndaj zgjedh formën më të çmendur të hakmarrjes ndaj saj. Mbyt me tel fëmijët 4 e 7 vjeç dhe var veten duke lënë një letër poshtë shkallëve të shtëpisë.
“Ngjituni lart!”, janë fjalet e shkruara në copën e letrës që është gjetur në shkallët e shtëpisë në lagjen numër 4 të qytetit këtë mëngjes, dhe ‘zbulimi’ në katin e dytë do të trondiste jo vetëm Korçën, por edhe mbarë opinionin shqiptar.

(Report Tv ka siguruar fotografinë e Naum Toshit, 41-vjeçarit që mbyti dy fëmijët e mitur në Korçë dhe më pas vrau veten)

(Dy fëmijet e mitur që u mbyten me tel nga babai)
Dy trupa të vegjël të pajetë dhe babai i vdekur pranë tyre ishte skena makabre që u zbulua në banesën Toshi. Mësohet se autori është 41- vjeçari Naum Toshi. Dyshohet se babai ka mbytur me tel në fillim fëmijët dhe më pas ka përgatitur aktin e vetëvrasjes me vetëvarje pak pasi e shoqja Marsela Toshi ishte larguar nga banesa.
Sipas burimeve, bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 te ditës së sotme e më pas është larguar drejt shtetit helen në orën 05:00.
Dyshohet se babai ka ndërmarre krimin makabër pak momente pasi e shoqja ka dalë nga banesa. Para se të kryente vrasjet, ai ka lënë shënimin tek dera e shtëpisë, pranë shkalleve, ku shkruante, 'Ngjituni lart!".
Trupat e pajetë janë gjetur në katin e dy të banesës nga babai i 41 vjeçarit, i cili kishte shkuar si çdo mëngjes në shtëpinë e të birit për t’u kujdesur për pulat e disa qingja.
Ndërkohë fqinjë me familjen Toshi tregojnë se pasmesnate kanë dëgjuar britmat dhe të qarat e fëmijëve.
(Momenti ku nxirren nga banesa trupat e femijeve te pajete)
Shkak, dyshohet gjendja psikologjike
Paraprakisht, shkak i krimit makabër dyshohet të ketë gjendja e rënduar psikologjike e 41- vjeçarit pas braktisjes nga bashkëshortja, Marsela Toshi.
41-vjeçari jetonte vetëm në banesë me dy fëmijët e tij 4 dhe 7 vjeç pasi më 17 nëntor gruaja ishte larguar nga banesa. Naumi dhe Marsela ishin të martuar prej 6 vitesh, e ndërsa 2 muajt e fundit kishin pasur konflikte të shpeshta. 24- vjeçarja punonte si kamariere në një klub nate, që dyshohet të jetë dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit. Gjithashtu, Toshi mësohet se ishte prind i 4- vjeçarit e ndërsa 7- vjeçari ishtë fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij.
Nuk raportohet që 41- vjeçari të ketë pasur probleme mendore dhe njihej nga të afërmit si njeri i qetë dhe jo problematik, por braktisja nga bashkëshortja dyshohet se ka bërë që të rëndohej gjendja e tij emocionale.
Marsela i kërkoi femijet, Naumi nuk ia dha
Grupi hetimor që mbërriti në vendin e ngjarjes për zbardhjen e kësaj tragjedie ka hedhur dritë edhe mbi rrethanat në të cilat u krye krimi. Sipas dëshmive të familjarëve dhe fqinjëve, nëna e dy fëmijëve, Marsela Tushi, e cila prej pak kohësh jetonte në Greqi, kishte shkuar në banesë në orën 02.00 pas mesnate dhe kishte kërkuar të merrte me vete dy fëmijët. Por pas debatit me bashkëshortin ajo ishte larguar sërish, dhe rezulton se në orën 05.00 është larguar drejt Greqisë.
Sipas dëshmive të të afërmve, çifti ishte martuar 6 vite më parë, ndërsa 2 muajt e fundit kishin pasur debate të vazhdueshme deri në largimin nga banesa të nënës së fëmijëve më 17 nëntor.
Dëshmia e motrës së babait vrasës
Lindita Golka rrëfen çastet e tmerrit kur gjeti vëllain dhe nipërit e pajetë ndërsa tregon nën lot edhe konfliktin në familjen e të vëllait. Motra e viktimës, Lindita Golka shprehet se ngjarja është zbuluar nga babai i saj dhe ky i fundit la lajmeruar menjeherë policinë. Sipas zonjes Golka, vellai i saj nuk njihej per njeri problematik.
"Unë jam motra e Naum Toshit. Unë rrija nga shtëpia tjetër me babanë dhe vëllain tjetër. Vëllai jetonte dhe punonte në Greqi bashkë me nusen e pastaj e solli këtej. Gruaja jetonte në Korçë me fëmijët, po kjo morri rrugët dhe vëllai e përzuri. Tani është larguar nusja me datë 17 nëntor. Vëllai ishte mirë nga ana psikologjike, fëmijët ishin në moshën 7 dhe 4 vjeç.
Ngjarja u zbulua se erdhi babai se i hidhte pulave, qenit dhe macen çdo mëngjes ushqim dhe gjen letrën" Ngjituni lart". Ç'të shikonte babi, erdhi më tha mua, unë do ikja në punë. Hajde se ka varur veten vëllai, ai ishte djalë i ri 41- vjeç", shprehet e motra.
(Deshmia e motres se babait vrases)
[gallery]20017[/gallery]
Informacion paraprak/ Njoftimi i policisë
Më datë 05.12.2016, ora 07:36 jemi njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr 4-Korçë eshte vetvarur ne banese shtetasi N.T, 41 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe Ambulanca.
Në vendngjarje u kostatua se ky shtetas ka varur dhe dy femijet e tij të mitur.(djemtë e tij)
U ngrit grupi hetimor po punohet per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/Shqiptarja.com

FOTO