KORCË- Naum Toshi përpara se të vriste fëmijët dhe veten ka lënë edhe një tjetër letër për babanë e tij në dhomë.
 
Në letër ai sqaron edhe motivet e ngjarjes së rëndë. 41-vjeçri i drejtohet të atit duke i shpjeguar përmes letrës se shkak ka qenë gruaja, që nuk pranoi të rikthehej pranë familjes duke u larguar.
 
Naum Toshi shkruante në letër para vetëvrasjes së gruaja e tij nuk u interesua kurrë për fëmijët dhe nuk pranoi që të kthehej nga rruga që po ndiqte.
 
"Nuk të pyeta kur e mora gruan, ndërsa nuk do të pyes edhe tani që do të iki nga kjo botë.
 
Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rruge tjetër! Nuk më dëgjoj që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës!
 
Nuk u kujdes asnjëherë për fëmijët ! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi cdo gjë!
 
Dhe un ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi! Ti mos më ndiq se nuk dua asgjë nga ty, lamtumirë. Ky ishte fati im" shkruante babai i dy fëmijëve para vetëvrasjes
". 

Naum Toshi pas problemeve me gruan mbyti dy fëmijët me telë dhe veten, ndërsa letrën e parë e la poshtë shkallëve të shtëpisë.
 
“Ngjituni lart!”, ishin fjalet e shkruara në copën e letrës që është gjetur në shkallët e shtëpisë në lagjen numër 4 të qytetit këtë mëngjes, dhe ‘zbulimi’ në katin e dytë do të trondiste jo vetëm Korçën, por edhe mbarë opinionin shqiptar.
 
Bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 te ditës së sotme e më pas është larguar drejt shtetit helen në orën 05:00.
 
Dyshohet se babai ka ndërmarre krimin makabër pak momente pasi e shoqja ka dalë nga banesa.
 
Trupat e pajetë janë gjetur në katin e dy të banesës nga babai i 41 vjeçarit, i cili kishte shkuar si çdo mëngjes në shtëpinë e të birit.
 
Ndërkohë fqinjë me familjen Toshi tregojnë se pasmesnate kanë dëgjuar britmat dhe të qarat e fëmijëve.




Dy.b/shqiptarja.com